E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Senatorët” e Interit janë duke kërkuar fatin e tyre të ri

Milano - Disa nga lojtarët e vjetër të skuadrës së Interit janë duke kërkuar për ekipet e tyre të rinj. Për t’u larguar, i pari në listë është portieri Toldo, kontrata e të cilit është duke skaduar me zikaltërit. Mediat flasin për një kalim të mundshëm të tij tek skuadra e Bajernit të Mynihut në Gjermani. Për kalimin e tij mund të ndikojnë Toni, Odo dhe vetë Klismani.

Tjetër lojtar që qëndron në listë për t’u larguar është sulmuesi Krespo. Shpresat e tij për një kalim tek Reali i Madridit janë shuar, pasi kampionët e Spanjës do të marrin holandezin Huntelar për repartin e avancuar. Argjentinasi është duke pritur ndonjë ofertë për t’u larguar që në merkaton e janarit.

Interi mund t’i japë duart në këtë merkato edhe futbollistit Brazilian, Adriano. “Perandori” nuk po kalon momente të mira tek zikaltërit pas rikthimit të tij, rikthim i cili korespondon me ardhjen e Murinjos në stolin zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›