E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi fiton përballjen e parë me Ronaldon

Romë - Lionel Mesi është ndoshta njeriu më i pëlqyer këto dy ditë në Romë. Skuadra e Barcelonës arriti ditën e djeshme në aeroportin e kryeqytetit italian, ku sonte do të ketë përballjen gjigante me Mançesterin për finalen e Ligës së Kampioneve.

Të gjithë fotoreporterët dhe fansat italianë ishin të fokusuar tek futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi. Në këtë drejtim argjentinasi ka arritur të fitojë betejën e parë me Kristiano Ronaldon, i cili është më i preferuari nga futbollistët e Mançester Junaited.

Përballja mes gjigantëve të Barcelonës dhe Mançesterit do të ketë edhe disa nënpërballje, njëra prej të cilave është edhe ajo Mesi-Ronaldo. Gjithçka mbetet për t’u shijuar në super përballjen e kësaj mbrëmjeje në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Ndeshje pritet të fillojë pas ceremonisë hapëse, në orën 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›