E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson me Mançesterin kërkon të hyjë në histori

Romë - Sër Aleks Ferguson kërkon të shkruajë sonte emrin e tij dhe të Mançesterit në historinë e futbollit për të disatën herë. Kjo është finalja e dytë radhazi për ekipin anglez, I cili përballë do të ketë gjigantët e Barcelonës.

Ekipi I fundit që ka arritur të mbrojë titullin evropian është Milani, në sezonet 1989/90 dhe 1990/91. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Mançesterin për të mbrojtur titullin

“Kjo është një mundësi për ne që të vendosemi në krah të shumë klubeve evropiane. Nëse shikoni të kaluarën, ekipe si Ajaksi, Milani dhe Bajerni I Munihut vazhdimisht kanë fituar në sezone të njëpasnjëshme”, deklaron Ferguson.

“Është I pazakontë fakti që askush nuk ka arritur ta mbrojë atë që kur ka filluar Liga e Kampionëve, por ne jemi të mirë kur është fjala për t’i bërë gjërat për herë të parë dhe kjo është mundësia jonë”, thekson trajneri skocezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›