E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi arrin zyrtarisht marrëveshjen me Diegon

Torino - Braziliani Diego është përfundimisht futbollist i skuadrës së Juventusit në Serinë A. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi italian, i cili ka arritur një marrëveshje 5-vjeçare me futbollistin. Diego ishte prezent dje në Torino për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa sot “Zonja e Vjetër” njofton arritjen përfundimtare të marrëveshjes.

“Juventusi bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për marrjen e brazilianit Diego. Transferimi është finalizuar. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, e cila do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik e vitit 2009”, thuhet në deklaratën e torinezëve.

Klubi italian do t’i paguajë menjëherë 24.5 milionë euro Verder Bremenit, ndërsa në varësi të paraqitjeve të lojtarit Juventusi mund të paguajë edhe 2.5 milionë euro shtesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›