Kuzhe, “mega-listë” kundër PortugalisëTrajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, propozoi një “mega-listë” me 27 emra për dy ndeshjet e parë ndërkombëtare të tij në stolin e Kombëtares, ato kundër Portugalisë (zyrtare, 6 qershor) e Gjeorgjisë (mi

Trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, propozoi një “mega-listë” me 27 emra për dy ndeshjet e parë ndërkombëtare të tij në stolin e Kombëtares, ato kundër Portugalisë (zyrtare, 6 qershor) e Gjeorgjisë (miqësore, 10 qershor).
Gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit pranoi zyrtarisht se lista është “punë e pastër” e ekspertëve të saj, kjo edhe për shkak të kohës së pakët që pati në dispozicion trajneri Kuzhe, vetëm 7 ditë kohë nga zyrtarizimi i tij në krye të bankinës kuqezezë.
Shqipëria pas shtatë ndeshjesh ka grumbulluar 6 pikë po aq sa Portugalia e Suedia, por që kanë ndeshje më pak se ne, e ndodhet në vendin e pestë në Grupin 1, duke lënë pas vetëm Maltën.
Gjithsesi, është Portugalia ajo që vjen në Tiranë nën presion të jashtëzakonshëm, qoftë për kujtimet e hidhura nga takimi i parë në Braga (0-0), por dhe me urgjencën e tri pikëve për të shpresuar më pas në kualifikimin për në Botëror.
Rikthimi i tre të përjashtuarve të mëdhenj, Erjon Bogdani (49 ndeshje, 9 gola), Edmond Kapllani (23 ndeshje, 6 gola) e Jahmir Hykës (10 ndeshje), si dhe thirrja për herë të parë e talentit të Teutës, Emiljano Vilës e kampionit të Tiranës, Jetmir Sefa, janë dhe risitë që ofroi kroati.
“Viktima” e Ari Hanit, Jahmir Hyka, i cili si pjesë e efektivit të Mainc 05, do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligën 1, është në “grupin e madh konkurrues” të mesfushës, ku janë emra të tillë si Ervin Skela (heroi i Kotbusit) e Dorian Bylykbashi, kapiteni i Krivbasit në Ukrainë, por dhe “mushkëri” të tilla si Ervin Bulku, por dhe virtuozë si Gjergj Muzaka e Gilman Lika.
Në fakt, listës i mungon kapiteni Altin Lala (ende me një dëmtim të lehtë), ndërkohë që për ndeshjen kundër Portugalisë rikthehet edhe kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, ky i fundit mungoi kundër Danimarkës për arsye të kartonëve të verdhë.
Kundër Kristiano Ronaldos me shokë do të jetë sërish në fushë mbrojtësi Admir Teli, ndërsa Armend Dallku (është në listë) nuk do të jetë kundër luzitanëve pasi është sërish i pezulluar, ashtu siç i ndodhi në ndeshjen e parë në Braga.
Vija e parë e sulmit ka qenë një problem më vete në shtatë ndeshjet ka qenë një problem më vete në “epokën Han”: vetëm 3 të tillë në 630 minuta lojë (të tre në fitoren 3-0 kundër Maltës), teksa vetëm një prej tyre mban firmën e një sulmuesi, Erjon Bogdanit. Dy të tjerët kanë për autorë mbrojtësin Armend Dallku e mesfushorin Klodian Duro.
Ekspertët e FSHF-së (hartuesit realë të listës) i propozuan Kuzhesë për repartin e avancuar dy nga lojtarët më prodhimtarë gjatë këtij sezoni: Hamdi Salihin (13 gola me SV Ried në Austri) dhe Migen Memellin (22 gola me Tiranën në Shqipëri, “këpuca e artë” e kampionatit që porsa përfundoi).
Në pesëshen e sulmit nuk mund të mungonin as Besart Berisha, por dhe siç e përmendëm më lart edhe Edmond Kapllanin (golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008, 5 gola) e Erjon Bogdanin (golashënuesi më i mirë i eliminatoreve të Kampionateve Botërore, 5 gola).
Kuzhe i ka kushtuar vëmendje kampionatit shqiptar: tetë futbollistë në listën “eksperimentale”. Andi Lila, Ansi Agolli, Gjergji Muzaka, Migen Memelli (të katërt të Tiranës), Elvin Beqiri (Vllaznia), Endri Vrapi (Elbasani), Emiljano Vila (Teuta) dhe Elis Bakaj (Dinamo) kompletojnë grupin “puro shqiptar”.
Në shtatë takimet e para, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta). Kemi humbur me Hungarinë (2-0, në Budapest e 0-1 në Tiranë) e Danimarkën (3-0 në Kopenhagen).
LISTA KUNDËR PORTUGALISË E GJEORGJISË
PORTIERË
Isli Hidi 10
Samir Ujkani 0
Ena Koliqi 0
MBROJTËS
Debatik Curri 23
Armend Dallku 31
Kristi Vangjeli 17
Andi Lila 5
Elvin Beqiri 42
Ansi Agolli 9
Endri Vrapi 7
Admir Teli 4
MESFUSHORË
Lorik Cana 36
Ervin Skela 61
Ervin Bulku 16
Gilman Lika 4
Dorian Bylykbashi 3
Jahmir Hyka 10
Klodian Duro 57
Elis Bakaj 3
Gjergji Muzaka 1
Jetmir Sefa 0
Emiljano Vila 0
SULMUES
Erjon Bogdani 49
Edmond Kapllani 23
Besart Berisha 15
Hamdi Salihi 12
Migen Memelli 1
STAFI I KOMBETARES
Eshtë zyrtarizuar edhe stafi i trajnerit të kombëtares, Josip Kuzhe. I kryesuar nga ky i fundit, zëvendës i tij do të jetë kroati Dzemal Mustedanagic, Ilir Bozhiqi, trajner portierësh, Arben Celiku, doktor i ekipit kombëtar, Stijn Vandenbroucke, belg, fizioterapist, Ylli Mihali, masazhator dhe Denis Bastari, menaxher i kombëtares kuqezi
Programi i Kombëtares
E premte, 29 maj: Grumbullimi i skuadrës dhe nisja nga stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, ora 12.00. Mbërritja në hotel “Dyrrahu” dhe akomodim ora 13.00. Stërvitje ora 18.00.
E shtunë, 30 maj: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median, ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E diel, 31 maj: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale) ,ora 10.30.
E hënë, 1 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E martë, 2 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Ndeshje kontrolli me ekipin U-17, ora 18.00.
E mërkurë, 3 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E enjte, 4 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E premte, 5 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median, ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E shtunë, 6 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Ndeshja Shqipëri-Portugali, ora 20.45.
E diel, 7 qershor: Pushim dhe relaks.
E hënë, 8 qershor: Stërvitje e lehtë (kryesisht individuale), ora 10.30. Takim me median (1 orë), ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E martë, 9 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Konferencë shtypi me trajnerin dhe takim i lojtarëve me median, ora 12.00. Stërvitje, ora 18.00.
E mërkurë, 10 qershor: Stërvitje e lehtë, ora 10.30. Ndeshja miqësore Shqipëri- Gjeorgji, ora 19.00.
Grupi 1
Ndeshjet dhe renditja
06.09.2008
Shqipëri-Suedi 0-0
Hungari-Danimarkë 0-0
Maltë-Portugali 0-4
10.09.2008
Suedi-Hungari 2-1
Portugali-Danimarkë 2-3
Shqipëri-Maltë 3-0
11.10.2008
Hungari-Shqipëri 2-0
Danimarkë-Maltë 3-0
Suedi-Portugali 0-0
15.10.2008
Maltë-Hungari 0-1
Portugali-Shqipëri 0-0
11.02.2009
Maltë-Shqipëri 0-0
28.03.2009
Maltë-Danimarkë 0-4
Shqipëri-Hungari 0-1
Portugali-Suedi 0-0
01.04.2009
Hungari-Maltë 4-0
Danimarkë-Shqipëri 2-0
06.06.2009
Shqipëri-Portugali
Suedi-Danimarkë
10.06.2009
Suedi-Maltë
05.09.2009
Danimarkë-Portugali
Hungari-Suedi
09.09.2009
Hungari-Portugali
Maltë-Suedi
Shqipëri-Danimarkë
10.10.2009
Portugali-Hungari
Danimarkë-Suedi
14.10.2009
Danimarkë-Hungari
Portugali-Maltë
Suedi–Shqipëri
E Marte, 26 Maj 2009