Tifozët e Milanit pro Alegrit: Më shumë respekt për trajnerin!
ITALI- “Më shumë respekt për misterin tonë Alegri!” Kjo ishte parrulla e tifozëve milanistë në ndeshjen e fundit të Milanit ndaj Katanias, nisur kjo mundësia e një largimi të trajnerit të Milanit.
Masimiliano Alegri ka marrë një mbështetje të fortë nga tifozët e Milanit pak para se të niste ndeshja me Katanian, që u fitua 4-2 nga kuqezinjtë. Ndonëse javët e fundit janë shtuar zërat që e vënë në dyshim të ardhmen e tij në Milano, solidariteti i ultrasve për trajnerin shpreh dukshëm. Kjo mbështetje e hapur nga ana e tifozëve lidhet me sulmet që i janë bërë mediatikisht trajnerit toskan edhe nga presidenti Silvio Berluskoni, i cili e ka lënë të hapur mundësinë e zëvendësimit të Alegrit nga Klarens Sedorf. Por si gjithmonë, për të ç’tensionuar situatën, mendon Adriano Galiani.
“Gjithë ditën flitet për Alegrin, madje ka muaj që diskutohet për të. Por le ta lëmë Alegrin të qetë. Pasioni i Berluskonit për Sedorf? Ne mbajmë vetëm miqtë tanë në stolin e Milanit, janë miq të së shkuarës, të së tashmes dhe të së ardhmes. Pasioni i presidentit për ish-kampionët e tij të mëdhenj është real, për Sedorf dhe për të gjithë ata ish-futbollistë që e ngritën Milanin në majë. Në ditën kur Alegri do të largohet, të gjithë ata që kanë bërë historinë e Milanit do të mblidhen për të zgjedhur trajnerin e ri.”
(Eduart Ilnica/BalkanWeb)