Serbia e dëboi ambasadorin e Maqedonisë nga Beogradi
SHKUP- Serbia e dëboi ambasadorin e Maqedonisë në Beograd, pas vendimit të Shkupit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lajmin e bëri të ditur për mediat një zëdhënës i Ministrisë maqedonase të Punëve të Jashtme. ''U informuam se ambasadori ynë në Serbi u dëbua'', deklaroi Petar Culev.
Media serbe konfirmoi sot në Beograd se ambasadori maqedonas, Aleksandër Vasilevski, u thirr në Ministrinë serbe të Punëve të Jashtme.
Ky vendim u mor pas kërkesës që i bëri dje Beogradi ambasadorit të Malit të Zi për t'u larguar nga Serbia, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Podgorica. Me njohjen qe i beri Kosoves, Maqedonia lista e vendeve qe njohin shtetin me te ri te Ballkanit arriti ne 50 shtete.
(d.b/BalkanWeb)