Mesic: Serbia vështirë të dëshmojë gjenocidin mbi serbët
ZAGREB-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç ka deklaruar se Serbia do ta ketë shumë vështirë që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer gjenocid. “Asnjë ushtar kroat nuk e kaloi kufirin e Serbisë, asnjë ushtar nuk vrau asnjë në Serbi, nuk dogji asnjë shtëpi dhe nuk bombardoi asnjë qytet”, tha Mesic duke komentuar paralajmërimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e mundshme të kundërakuzës ndaj Kroacisë. Lajmin e njoftojne agjencite e lajmere te rajonit. “Para së gjithash, interesi i Milloshevicit ishte që serbët nga Kroacia të shkonin në Serbi, prandaj edhe e pastroi Kosovën nga shqiptarët, që atje t’i vendoste serbët nga Kroacia”, u tha presidenti kroat gazetarëve në Vjenë. (d.b/BalkanWeb)