E Shtunë, 31 Tetor 2026

140 milionë funte për Torres?

LONDER-Chelsea dhe Manchester City vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres. Mësohet se City tashmë ka ofruar 70 milionë funte për shërbimet e spanjollit, mirëpo oferta e tyre është refuzuar. Sipas spekulimeve, ‘pasanikët’ duhet ta dyfishojnë shumën (140 milionë funte) e ofruar nëse dëshirojnë të bindin drejtuesit nga Anfield që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre. Në këtë shumë do të përfshihej edhe paga e ‘el Ninos’ prej 280.000 funte në javë. Sido që të jetë, Torres konsiderohet i pashitshëm nga trajneri Rafael Benitez, mirëpo nëse problemet vazhdojnë të Liverpooli, atëherë gjithçka është e mundur. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›