Reshjet, shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër
Uji ka mbuluar zona të tëra në këtë rreth. Për këtë arsye, këtë zonë e ka vizituar sot kryeministri Sali Berisha, i cili ka urdhëruar shpalljen e gjendjes së emergjencës për Qarkun e Shkodrës. Kreu i qeverisë ka urdhëruar prefektin e Qarkut të Shkdorës, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të disa fshatrave në këtë zonë, të cilët janë më të rrezikuar nga përmbytjet. Deri më tani rreth 100 banesa janë plotësisht nën ujë dhe të izoluara, kryesisht në komunën Ana e Malit. Në dispozicion për banorët janë vënë, Pallati i Sportit, Hotel “Turizmi”, si dhe katër konvikte të shkollave të mesme në këtë zonë. Ndërkohë, kryeministri Berisha ka deklaruar se do të hapen edhe portat e hidrocentraleve të Fierzës dhe Komanit, të cilët do të shkaktojnë përmbytje të mëtejshme.