E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osmani: Respektoni ligjin antiduhan

“Unë kam mirëkuptim nga pronarët e restoranteve, të cilët fillimisht do të përballen me efekte negative financiare, por ata pas një kohe do të jenë fitimtar”, ka theksuar Ministri Osmani, pas hyrjes në fuqi me 1 janar të Ligjit për mbrojtje nga duhani. Ai ka theksuar se pronarët e lokaleve duhet të kuptojnë përcaktimet qeveritare se do të jenë të rreptë në zbatimin e këtij ligji. “Nëse e shohim përvojën e vendeve të tjera, qytetarët prapë do t`i kthehen lokaleve dhe në fund do të jenë fitues pronarët e lokaleve”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, miratimi i këtij ligji është një hap para dhe me qëllime humane, për të shmangur duhanpirësit nga ky shkaktar vdekjeprurës. (ina/start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›