Mesic para largimit: S'ndihem i lodhur, dua të punoj
ZAGREB- Presidenti kroat në largim, Stipe Mesiç deklaroi në pritjen e lamtumirës se po largohej nga posti, por se ishte edne i gatshëm t'i shërbente vendit të tij kudo dhe kurdoherë që do t'i jepej ky shans. "Jam gjithashtu i gatshëm t'i shërbej bashkëpunimit rajonal, paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, në kontinentin evropian dhe në pjesën tjetër të botës. Nuk ndihem i lodhur dhe kam dëshirë të punoj'', deklaroi Mesiç në pritjen e tij të lamtumirës, organizuar në hotelin ''Antunoviç''. Në kërë pritje merrnin pjesë kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, presidenti i zgjedhur Ivo Josipoviç, kabineti qeveritar si edhe trupi diplomatik. ''Shërbeva për 10 vjet në postin e presidentit aq mirë sa munda dhe fitova dy herë zgjedhjet presidenciale'', tha Mesiç. ''Ka shumë persona me të cilët bashkëpunova. Ka edhe nga ata me të cilët, për periudha të ndryshme kohore, nuk rashë dakord, por nuk i pashë kurrë si armiq. Ata ishin ose janë vetëm rivalë politikë'', theksoi presidenti kroat në largim, Stipe Mesiç.(atsh/balkanWeb)