E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesic përzihet në Serbi

Koalicioni i shoqatave të refugjatëve në Serbi, tha të mërkurën se vizita e paralajmëruar e Presidentit kroat, Stjepan Mesic më 8 janar në Kosovë, është ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

“Vizita e paralajmëruar e Presidentit në ikje të Kroacisë në Kosovë e Metohi është direkt ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”, thuhet në një komunikatë për media të Koalicionit të shoqatave të refugjatëve serbë, i cili përbëhet nga 48 shoqata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›