E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, konstruktive

Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë presidencës së Bashkimit Europian, por do të ketë “qasje konstruktive” ndaj autoriteteve të saj, ka thënë Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos.

Ai ka vlerësuar se Bosnja e Hercegovina është vendi më i ndjeshëm nga ish-Jugosllavia dhe Spanja, gjatë presidencës së saj në BE, do t’i kushtojë kujdes të madh këtij vendi.
Më tutje, Ministri Moratinos u tha gazetarëve në Madrid, se është fundamentale për BE’në që t'i hapë dyert për anëtarë të rinj, e veçanërisht nga Ballkani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›