Mesiç kritika liderit të Bosnjes: Ndjek politika destabilizuese
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç ka kritikuar liderin e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik për politikat që po ndjek, të cilat sipas tij synojnë të destabilizojnë Bosnje e Hercegovinen. "Ajo që Milorad Dodik po bën në ditët e sotme, është vazhdimi i politikave të Sllobodan Millosheviçit, por në mënyrë tjetër", ka pohuar Mesiç gjatë një vizite në Berlin. "Politikat tani nuk po udhehiqen nga tanket, armet dhe Srebrenica, por nga mosnjohja dhe shkaterrimi i Bosnje e Hercegovines", ka shtuar ai.