Amerikë e Jugut, 12 viktima nga moti i keq
Rrëshqitjet e dheut si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë, Brazilin, Argjentinën, Uruguajin dhe disa vende të tjera të Amerikës Latine kanë shkaktuar te paktën 12 persona të vdekur.
Lajmi njoftohet nga autoritetet braziliane, argjentinase dhe uruguajane vendet këto të prekur më fuqishëm prej shirave.
Pjesa më e madhe e viktimave jane regjistruar në jug të Brazilit. Në këtë rajon të vendit 8 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve. Ndërkohë që lumi i Uruguajit që ndan këtë të fundit me Argjentinën ka dalë jashtë shtratit të tij duke rrezikuar përmbytjen e mjaft zonave. Ndërkohë që duhet theksuar që në jug të Brazilit janë hasur probleme të mëdha me përmbytjet që janë shkaktuar nga moti i keq, në veri të këtij shteti shumë fermerë janë duke hasur në vështirësi të mëdha. Tokat e tyre janë duke vuajtur kohën e gjatë të thatësirës që ka përfshirë këtë rajon të vendit. Gjithashtu përveç problemeve me tokën, shumë fermerëve kanë filluar që kenë probleme me rritjen e bagëtive që nuk kanë se me çfarë të ushqehen në këto kohë thatësire.