E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad, akuza të ashpra ndaj Izraelit

Presidenti i Iranit, Ahmadinejad ka akuzuar Izraelin si shtet agjentësh amerikan gjatë vizitës së tij në Venezuelë. Këto fjalë si edhe akuza të ashpra të Mahmud Ahmadinejad kanë ardhur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kolegun e tij venezuelian, Hugo Chavez. Por jo më pak i ashpër ka qenë Chavez në akuzat e tij për autoritetet izraelite. Presidenti venezuelian është shprehur se nuk e kupton sesi presidenti Peres mund të kërcënojë atë dhe Ahmadinejad.
"Perez u shpreh gjatë një konference për shtyp se ditët e mia dhe të Ahmadinejad në pushtet ishin të numëruara. Këto deklarata kërcënuese nuk i bëjnë aspak përshtypje perëndimit. Kjo ndodh për arsyen se ky kërcënim na vjen nga agjentët e fshehur të amerikanëve"- ka akuzuar presidentit Chavez.
Chavez i prishi marrëdhëniet diplomatike me shtetin izraelit gjatë këtij viti. Pas këtij akti shumë eksponentë opozitarë e cilësuan politikën e Chavez karshi autoriteteve izraelite si një politikë me nota të forta raciste dhe anti-çifute.
Gjatë fjalës së tij Ahmadinejad, i cili e ka mohuar Holokaustin, u shpreh se ishte shumë i lumtur që ishte në rrethin e liderëve botërorë të cilët e ishin kundër politikës perëndimore.
" Jam shumë i lumtur që jam një anti-imperialist. Për fat të mirë nuk jam i vetëm në angazhimet e mia kundra kësaj të keqeje të madhe të njerëzimit. Shumë shtete latine më mbështesin si edhe më inkurajojnë që të vazhdojë luftën time."- pohoi lideri iranian. Venezuela ishte vendi i fundit i turit në Amerikën Latine që ndërmori Ahmadinejad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›