Mesila Doda: PS duhej të kishte ftuar themeluesit e FRESH. Erion Veliaj kontriuboi për daljen e PS-së në opozitë
Share
Partia Demokratike, me anë të deputetes Mesila Doda, ka reaguar sot në lidhje me 20-vjetorin e FRESH, duke sulmuar kryesisht Erion Veliajn, organizatorin e projektit të ri të të rinjve socialistë.
Doda ka thënë nëpërmjet një deklarate se Veliaj ka kontribuar për të lënë PS-në në opozitë, kur ka qenë në krye të lëvizjes MJAFT.
Doda e akuzoi Veliaj edhe si autor të shkrimeve ku ai i cilëson shqiptarët komb fshatarësh për të cilat ende edhe sot ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim, ndërsa ka akuzuar PS-në pse nuk ka themeluar themeluesit e FRESH, ku nënkuptohet edhe prania e Ilir Metës, një prej themeluesve të saj.