Ruli Themelimi i PD-se si pavaresia
Gjirokaster
Ne Gjirokaster eshte perkujtuar dje 21-vjetori i themelimit te deges se Partise Demokratike ne prani te nje pjese te mire te grupit nismetar te anetareve dhe simpatizanteve te partise dhe qe pas periudhes se gjate te sistemit komunist ishte forca e pare politike opozitare e organizuar ne kete rreth. Ky eshte nje pervjetor i vecante per demokratet dhe PD sepse perkujtohet ne 100-vjetorin e pavaresise se vendit dhe megjithese Partia Demokratike eshte shume me e re se mosha e pavaresise ashtu si ngjarja e madhe e 1912-s edhe PD u krijua ne nje moment teper te rendesishem per fatet e Shqiperise dhe te shqiptareve tha deputeti i Qarkut te Gjirokastres Genci Ruli ne pershendetjen e rastit.