Policia bllokon shqiptaret e nisur per ne Merdare
Policet e dy pjeseve shqiptare perkatesisht policia e kufirit kane penguar marshimin e mbeshtetesve te Vetevendosjes te kalojne kufirin. Ne Morin u penguan dy autobuse me aktiviste te cilet vetem pas mesit te dites pas shume perpjekjesh te aktivisteve dhe ndoshta ne kohen kur do te ishte vone per te marshuar drejt Merdares atehere ata jane lene te depertojne ne te dyja doganat jane bere te kalueshme. Mes Policise se Kosoves dhe aktivisteve pati shenja dhune dhe tensionim te situates. Mengjesi i djeshem ne Doganen e Morinit ne kufirin me Kosoven ka pasur nje fluks te shtuar te levizjes kryesisht nga Shqiperia ne Kosove pasi sic mesohet qindra autovetura dhe furgone kane udhetuar drejt kufirit Kosove-Serbi per tiu bashkuar Vetevendosjes. Shumica e drejtuesve te mjeteve qe jane pyetur ne Morin per destinacionin kane thane se po hyjne ne territorin e Republikes se Kosoves per te udhetuar drejt Prishtines dhe per tu bashkuar me pas me aktivistet e Vetevendosjes per protesten e organizuar nga ana e tyre ne Merdare e ne Dheun e Bardhe. Por efektivet e doganes perkatesisht kontrolli kufitar ne sportele ndersa kane lene te kalonin pa probleme te gjitha autoveturat qe kishin nga tri apo kater persona duke zbatuar thjesht rregullin e kontrollit te njeanshem te kufirit qe behet me Kosoven nuk vepruan keshtu me personat qe udhetonin ne menyre te organizuar. Rreth 100 persona me flamuj shqiptare ne duar te organizuar ne dy autobuse jane perballur me nje numer pengesash nga ana e policise se kufirit fillimisht te Morinit e me pas te Vermices. Pas nje ndalese e cila ka zgjatur me shume se 1 ore ne Pikekalimin Kufitar te Morinit Dogana e Vermices ka nisur gjoja kontrollin e imtesishem te dokumentacionit edhe pse nuk duhej te ishin kontrolluar udhetaret qe udhetojne ne drejtimin Shqiperi-Kosove pasi eshte ende ne zbatim marreveshja per kontrollin e nje njeanshem te shtetasve ne kufi. Mbeshtetesit Vetevendosjes qe kishin udhetuar nga Tirana jane penguar shume ore nga ana e Policise se Kosoves per te kryer procedurat e kalimit te kufirit. Ndersa pengoheshin duke mos u dhene asnje shpjegim vetevendosesve situata eshte tensionuar. Pas nje proteste qe ata kane organizuar aktivistet ne zonen neutrale mes Shqiperise dhe Kosoves pala kosovare ka njoftuar se eshte bllokuar sistemi kompjuterik sic ka ndodhur p.sh. disa here ne dite fluksesh ne kufirin me Greqine e per pasoje nuk mund te lejohej kalimi i asnje personi.