E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 20-vjetori i FRESH

Ka nisur sot në pallatin e Kongreseve  takimi i socialistëve  në 20-vjetorin e FRESSH. Në këtë konventë të madhe rinore janë pjesëmarrës rreth 5000 të rinj të cilët do ti bashkohen PS-së dhe forumit të tyre.Gjithashtu në këtë aktivitet merr pjesë edhe grupi diplomatik I akredituar në Tiranë. Të rinjtë, pas organizimit në Pallatin e Kongreseve pritet të marshojnë edhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gjatë fjalës së mbajtur në Pallatin e Kongreseve Erion Veliaj tha: Një rifreskim i energjive tona është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Sot nuk ka vetëm defiçit buxhetor, por edhe defiçit solidariteti, u shpreh Veliaj. Ai  gjithashtu falenderoi themeluesit e FRESH duke shprehur mirënjohje për ta.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha gazetarëve: Nxorrët Shqipërinë nga censura Tiranë- Në takimin e parë me përfaqësuesit e mediave për...
  2. 100-vjetori, “Flaka e Jubileut” nis rrugëtim në të gjithë Shqiperinë Tiranë- Koncerti i zhvilluar në teatrin e Operas dhe të...
  3. Panairi i 14-të i Librit vizitohet nga Presidenti Topi Panairi i 14-të i Librit i cili u çel mbrëmjen...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›