E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku nje llogore e pashprese e politikes imorale

02-10-2010 / Redaksionale

Imami socialist Edi Rama iu rikthye predikimit te terrorit mediatik si cdo te xhuma. Ne bashkepunim me gazetaret me simpati socialiste qe ne mengjes i sherbejne si sponde akuzash ne dreke si nxites pyetjesh ripertypese dhe ne darke si amplifikatore te ketyre insinuatave Edvin Rama leshon mallkimin kundra qeverise. Jo vetem fatva kundra qeverise por edhe kundra biznesit. Gjate gjithe dites se djeshme Rama i trazoi gazetaret me spekullimin se nje grup ekspertesh kane pergatitur nje dosje ku vertetohen aferat korruptive te qeverise.
Mirepo eshte e qarte se Partia Socialiste ka dy standarde kundrejt biznesit. Nga njera ane canga socialiste lufton ne frontin e biznesit me ceshtjen e kasave kurse nga ana tjeter i mohon atij mundesine per ti apeluar ne gjykate problemet me Qeverine. Asnje gazetar i ftuar ne tryezen e partise nuk kerkoi llogari per kete gjest te paprecedente te rrezikimit te marredhenieve me SHBA-te.
Se pari Edi Rama sulmon per te mos dhene shpjegime per pergjegjesine qe ka ai per djegien e fondeve dhe te asistences qe parashikon Programi II i Korporates Sfida e Mijevjecarit pra te atyre dollareve qe jane planifikuar te hyjne ne Shqiperi. Ne kete rast doli hapur antiamerikanizmi gjenetik i pinjolleve te Bllokut dhe perendimo-fobia e kristalizuar ne lobimin kunder heqjes se vizave.
Se dyti Edi Rama sulmon per te mbrojtur deputetin Ilir Hamit Beqja pasi ai eshte perfshire ne aktivitet fitimprures kur kushtetuta e vendit ia mohon kete privilegj. Partia Demokratike do te dergoje ne Gjykaten Kushtetuese papajtueshmerine e deputetit te Shkodres Beqja me Ligjin dhe Kushtetuten pasi ai ka shkelur paragrafin 3 te nenit 70 te Kushtetutes i cili i ndalon kategorikisht deputetit qe te siguroje perfitime nga fondet publike. Nderkohe e verteta eshte se pikerisht ne date 9 dhjetor 2009 Ilir Beqja ka marre nga Bashkia e Durresit Socialiste financim ne masen prej 24 milione e 240 mije leke te reja. Po ashtu edhe pika 4 e nenit 70 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise thote shprehimisht se Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje te dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
Se treti Edi Rama sulmon agresivisht per te mbrojtur gjestin e blerjes se te shiturve politike. Paulin Sterkaj shpalli largimin nga grupi parlamentar demokrat pasi mori mesazhe afrie dhe drekoi me Edvin Ramen. Holle-holle po te lexosh deklaraten per shtyp te Paulin Sterkajt ngjason krejt me teorine akuzatore te Rames. Paulinin e tradhtoi fjalia e perpunuar nga Rama se semundja e hajnise i ka rrenjet ne qeveri dhe jo ne malesi. Me origjine shkodrane njelloj si Ramiz Alia askush tjeter do te thoshte hajni hajduteri vjedhje qeverise se Partise Demokratike. Edi Rama qe pati thene fjale me te renda per ata qe votuan pro-presidentit aktual e ka falur dje Sterkajn i cili dy vjet me pare e dha voten per Bamir Topin cka solli edhe largimin e tij nga PS-ja.
Se katerti Edi Rama ben presing ne medie per te harruar pergjegjesite e tij publike per nje sere veprimesh. Perpos akuzave Rama sofron dot besueshmeri politike por vetem pazare kulimash qe qelben ere leprash dogmatike.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›