Mësime striptizmi
Nëse po mendoni për Dita Von Teese e keni gabim. Ajo është Juliette Dragon, parisiene, balerinë dhe mësuese vallëzimi. Ka gjashtë vjet që jep mësime vallëzimi dhe klasat e saj janë gjithmonë aq të mbushura sa asnjëherë nuk arrin t’i kënaqë të gjitha kërkesat e tyre dhe si pasojë është e detyruar të dërgojë në shtëpi shumë vajza që dëshirojnë të punojnë me të. Me të studentet mësojnë pak nga çdo lloj disipline derisa të arrijnë në shfaqjen e madhe: “tip-tap”, “cancan franceze”, striptizëm, trukim për skenë. Në fund gjithçka kulmon në një spektakël madhështor në teatrin “Bellevilloise”. Kjo lloj tendence, që ka lindur së fundmi, i ndihmon femrat të mbajnë në formë të gjithë trupin. Qëllimi është tonifikimi i muskulaturës dhe veçanërisht atyre të këmbëve, nëpërmjet ushtrimeve, të cilat janë të përshtatshme për femrat. Avantazhi i kësaj praktike të re është i dyfishtë, duke qenë se të ndihmon të mbash trupin në formë, por edhe të bën të ndihesh bukur. Pa u hequr meritën psikologëve dhe seksologëve, duket se këto kurse i ndihmojnë çiftet duke ndezur pasionin mes tyre. Mësuesja tregon se nxënëset e saj, tepër entuziaste, i kërkojnë se si të performojnë para bashkëshortëve dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron që të ketë spektatorë në palestër, por organizon shpesh në disa lokale festa, ku vajzat mund të japin më të mirën e tyre, veshur me kostume banje: “çdo gjë ka një kufi dhe ne mundohemi të mos e kalojmë. Përpiqemi të mos jemi kurrë vulgare. Ajo që mësojmë nuk ka lidhje me shitjen e trupit”.
QëndrimiFillimisht te ju duhet të mbizotërojë shpirti fisnik. Striptizmi në vetvete është lojë shikimesh, joshjeje, aludimi dhe ironie. Nuk është një “zhveshje” vulgare. Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshme, të zbaviteni, të mos tregoheni agresive dhe të mërzitshme.
VeshjaNë këtë pikë jeni të lira të luani dhe ta ekzagjeroni sa të doni. Mund të vishni geta rrjetë, korse, bust, taka të larta, dorashka etj. Nuk duhet të prezantoheni në skenë, sikur po shkoni për të bërë ski, por të jeni sa më të bukura, të visheni me rroba të hapura, të vini sa më shumë bizhuteri, që të dukeni më tërheqëse dhe të bini në sy.
Truku dhe paruketFlokët mund t’i kapni ose t’i mbani gjysmë të kapura, për dy arsye: duke i pasur në dy mënyrat që përmendëm mund të vendosni ndonjë pupël, lule, perlë, ose diçka më të rëndë, si për shembull një kapëse të madhe me gurë të shndritshëm, për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e publikut. Edhe një kapele e vogël që kombinon me veshjen është perfekte. Ndërsa për fytyrën mund të përdorni një make-up të rëndë, për t’i dhënë më shumë dritë pamjes, qerpikë fals, një buzëkuq të ndezur. E veshur në mënyrë provokuese dhe e lyer rëndë do të tërhiqni vëmendjen e të gjithë spektatorëve. Përpiquni të mos e ekzagjeroni, sepse pa dashur do të dukeni si kloun.
MuzikaNuk duhet as shumë e shpejtë, as shumë e ngadaltë. Joshëse, por jo superseksi. Diçka që ju bën të ëndërroni, që ka një domethënie për ju dhe spektaklin tuaj. Shmangini në maksimum këngët e tipit Jessica Rabbit ose në të kundërt do t’i jepnit fund origjinalitetit të surprizës suaj. Jini sa më origjinale, rrëmoni mes disqeve të vjetra, kontrollojeni mirë mp3 dhe “iPod”-in, shikoni ndonjë video në internet për t’u frymëzuar. Mos harroni që një këngë për t’u bërë e famshme duhet të ketë ritëm, në mënyrë që të lëvizni shpejt, duke bërë kuriozë edhe të tjerët.
AtmosferaDrita e neonit nuk mund të durohet në një piceri, imagjinoni në një dhomë gjumi. Dëshironi të ndiheni më të qetë? Mos e ekzagjeroni, sepse në të kundërt dhurata juaj e vogël nuk do të vlerësohet: e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me errësirën? Për të arritur qëllimin tuaj, që spektakli të jetë sa më i bukur dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithë publikut, mos përdorni drita të forta, por abazhurë të vegjël të vendosur në çdo cep të dhomës. Bëni ndonjë provë, duke e vendosur pasqyrën në vendin ku do të ulet personi të cilin keni ftuar. Nëse ju nuk e shihni veten tuaj të pasqyrohet në pasqyrë, të jeni të bindur se as ai nuk do t’ju shohë. Hidhini pak parfum dhomës.
LëvizjetVështirësia qëndron në këtë pikë. Përpiquni ta ndihmoni veten me ndonjë lëvizje ose objekt të vogël. Për shembull, karrigia me të cilën luani është perfeke. Mbështetuni dhe rrotullohuni me këmbët e hapura, pastaj shtrini njërën këmbë dhe ulni kokën poshtë, mblidhini këmbët dhe ngrijini lart ngadalë. Kapuni pas karriges dhe lëvizni ngadalë belin, pastaj ngrihuni dhe qëndroni në këmbë para ose pas karriges dhe mbështetni vetëm njërën këmbë mbi ndenjëse. Një ide ua dhamë, pjesa tjetër ju mbetet juve. Keni ndonjë tendë në shtëpi? Atëherë përdoreni për të ngacmuar fantazinë tuaj, fshihuni pas saj dhe zhvishuni ngadalë. Lëvizni mesin, përdorni këmbët dhe duart, shkunduni, futeni barkun brenda për të treguar brinjët, por mos harroni duart. Nuk duhet të jenë copëza të vdekura të lidhura në trup. Ngrijini duart lart ngadalë, bëni lëvizje të ndryshme me krahë, përdorini për të lëvizur flokët, mbështetni njërin gisht mbi buzë, hapni pëllëmbën dhe dërgoni sa më shumë të puthura, sepse në këtë mënyrë do të dukeni vërtet të magjishme. Këshilla e fundit është buzëqeshja. Sado e emocionuar të jeni, sforcohuni që të buzëqeshni gjithmonë.
#