E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesime te historise

Historia magistra vitae est thote nje fjale e urte latine ne te cilen permblidhet gjithe filozofia e ecjes perpara te njerezimit nga nje rend shoqeror me i ulet e me i prapambetur ne nje rend me te perparuar e me human. Ky perparim eshte arritur duke njohur gabimet e se kaluares dhe duke u perpjekur per te mos i perseritur ato.

Per ata qe marrin persiper te udheheqin nje force politike a nje popull suksesi i tyre do te varet pikerisht nga ajo se a i drejtohen historise kesaj mesueseje te madhe per te njohur gabimet e se kaluares te paraardhesve apo te tyre qofte ne menyre qe te mos i perseritin ato.

Nje shembull te ketij reflektimi e jep Europa vatra e dy lufterave boterore qe sot eshte bere model i bashkejeteses se popujve e te kulturave te ndryshme. Ky ndryshim i madh i paradigmes mijevjecare te konfliktit nuk ndodhi papritur. Qene politikanet europiane te viteve 50-60 te shekullit te kaluar te cilet te vetedijshem per gabimet e paraardhesve qe u kushtuan aq shtrenjte vendeve te tyre lane menjane urrejtjet nacionale shekullore e metimet territoriale dhe i shtrine doren njeri-tjetrit duke krijuar berthamen e atij afrimi shtetesh qe si nje vorbull e fuqishme terhoqi e po terheq ne gjirin e vet njerin pas tjetrit shtetet europiane ne ate qe sot e quajme Bashkimi Europian nje pax europea si nje hapesire kontinentale me kufij te hapur per qytetaret e tij.

Dhe kjo levizje e frymezuar prej mesimeve te nxjerra nga gabimet e se kaluares u ka sjelle popujve te Europes qetesi e siguri te drejta dhe liri te shumta harmoni e mbrothesi qe nuk i kane pasur kurre me pare.

Po politikanet tane a kane nxjerre mesime nga gabimet e shumta te se kaluares Per fat te keq zhvillimet teper negative qe po kulmojne serish keto ditet t fundit tregojne se jo. Prandaj nevoja per tiu drejtuar historise dhe per te korrigjuar gabimet dhe sjelljet e marrezishme qe do ti shkonin per shtat nje vendi parafeudal po jo njerit prej vendeve me te vjetra europiane sic eshte Shqiperia eshte e domosdoshme.

Dhe nje ndihmes shume i mire per te njohur gabimet e politikes do te ishte libri Ballafaqime politike ne Shqiperi i Sejfi Vllamasit njerit prej protagonisteve me aktive te jetes politike shqiptare te gjysmes se pare te shekullit XX. Ky liber ne te cilin ne menyre teper te thuket eshte permbledhur historia e gjysmeshekullit te pare te jetes se shtetit tone.

Ky liber mund tu sherbeje politikaneve si nje pasqyre ku te shohin gjithe shemtine e sjelljeve te tyre dhe te korrigjohen duke mesuar nga gabimet e paraardhesve nese duan te mbeten ende ne politike.

Dobia e ketij libri behet edhe me e madhe per shkak te ngjashmerise se madhe midis periudhes 20-vjecare te tranzicionit dhe periudhes qe nga krijimi i shtetit shqiptar e deri me 1939. Kthesat e mbrapshta mbetja ne vendnumero apo rreshqitja e kombit drejt humneres jane te ngjashme si dy pika uji per te dy periudhat.

Ndryshojne vetem personazhet atehere Haxhi Qamili e Musa Qazimi analfabete Esat pashe Toptani feudal gjysmanalfabet Ahmet Zogu bej energjik e shume dinak dhe nje turme politikanesh cifligare e te shkolluar shumica te udhehequr ne levizjet e tyre vetem nga interesi vetjak po te gjithe te pamarrevesh qe per nje plesht digjnin jorganin sot politikane me universitet madje disa edhe te shkolluar ne Perendim po me tabiate te njejta me ato te haxhiqamilisteve e te esadisteve.

Ideali i shumices derrmuese te tyre per te mos thene i te gjitheve eshte pasurimi me cdo menyre e cdo mjet duke shkelur te gjitha ligjet normat e rregullat pa te cilat nuk mund te mbahet nje shtet duke neperkembur e sakrifikuar interesat e nje populli te tere duke diskredituar kombin e rrezikuar rende qenien tone kombetare. Pra jo vetem periudhat po edhe personazhet jane te ngjashme i ngjashem eshte edhe demi qe i kercenohet shtetit shqiptar dhe gjithe kombit trung i te cilit eshte Shqiperia.

Po le ti kthehemi Sejfi Vllamasit. Cili eshte qellimi i shenimeve te tij Cilat jane porosite qe ai ka dashur tu lere brezave te rinj te politikaneve shqiptare
Ti kuptoje brezi i ri cilat kane qene sakrificat abnegacionet toleranca ashtu edhe egoizmi ambiciet pasionet dhe tradhtite si keto virtyte dhe vese kane qene ne nje perleshje te pameshirshme midis tyre dhe si lufta merr fund here me triumfin e njeres dhe here me te tjetres pale.

Ti kuptoje gabimet e bera prej nesh per ti evituar vete ne te ardhmen dhe me kete rast te konstatoje se politika duhet te jete e bazuar ne arsye ne ndershmeri ne tolerance dhe ne nje njohuri te sakte te shpirtit te popullit te zakoneve dhe te nevojave reale te tij... Dhe me ne fund te mesoje efektet e mira te mases te tolerances te modestise dhe efektet e keqija te fanatizmes te cdo lloji te pasionit dhe te mendjemadhesise te cilat nga ana tjeter nuk pajtohen kurrsesi me shpirtin e races sone. f. 28-29

Ato qe politikanet dhe qeveritaret tane duhet ti lexonin perdite e ti kishin si kredo te sjelljes dhe te te gjithe veprimtarise se tyre politike jane vleresimet dhe percaktimet e autorit per patriotizimin. Kur Qazim Koculi i qahet se nuk i ishin vleresuar meritat Sejfiu i pergjigjet Populli eshte mirenjohes per sherbimet qe i ke bere por sherbimet patriotike te nje patrioti duhet te jene te panderprera e jo vetem te behet nje veper pozitive e te tjerat te jene te gjitha negative. f. 405

Shquan sidomos ne keto shenime perkufizimi qe Vllamasi i ben patriotizmit te cilin cdo politikan duhet ta kete si kredo te jetes se tij politike
...Pra patriotizmi eshte dashuria per atdhe qe cfaqet nepermjet veprave te panderprera qe behen ne interes te popullit pa qellim shperblimi dhe aftesia e nje burri shteti e politikani konsiston ne veprat e tyre qe i pergjigjen nevojave materiale e morale te popullit duke i koordinuar ato me ekzigjencat e kohes moderne. f. 415

Dhe ne mbyllje te librit duke analizuar gabimet e faktoreve politike te kohes qe i hapen rrugen diktatures se Zogut autori thote
Nder raste te ndryshme eshte konstatuar se asnje popull e sidomos popujt e prapambetur e midis tyre edhe populli shqiptar pa qene i organizuar mire smund te bente asnje veper me rendesi politike ne dobi te vendit... Por nga ana tjeter nje organizate ose parti politike nder raste te tilla per te qene e forte dhe me jete te gjate ajo duhet te jete e perbere prej elementeve qe jo vetem kane pranuar programin e saj por qe kane cilesite qe vijon te jene patriote te provuar e te ndershem me nje disipline patriotike te vendosur ti nenshtrohen vullnetit te shumices me nje kulture praktike me bon sens me karakter te forte dhe gati per cdo sakrifice.

Perndryshe partite ose organizatat me elemente te dyshimte heret ose vone jane te destinuara te ckaterrohen... f. 417-418
A udhehiqen sjelljet dhe qendrimet e politikaneve tane nga interesi i popullit A jane ata patriote te ndershem Zhvillimet e periudhes 20-vjecare te tranzicionit dhe sidomos situata e ndere politike ne vend jane prova qe flasin qarte per keto cilesi te munguara te tyre.

Sidomos per kryetarin e Partise Demokratike dhe kryeministrin e vendit Sali Berisha politikanin qe i ka vene vulen periudhes se tranzicionit vlejne keto fjale te Vllamasit Nje burre shteti dhe nje patriot i mire ne detyre e siper duhet te jete i cveshur nga pasionet dhe nga ndjenjat misqine meskine-R.M.. Ata qe abuzojne ligjet dhe bejne vegel autoritetin e shtetit per interes dhe per hakmarrje personale smund te jene patriote te mire. f. 404

Me politiken e tij te grindjes perpetuum me te gjithe me te vetet dhe me kundershtaret politike ai e ka ekstremizuar ne skaj jeten politike te vendit duke e kthyer Shqiperine ne nje sherrnaje te madhe qe i ka shushatur e frikesuar qytetaret qe i ka nxjerre Shqiperise nje emer te keq ne bote dhe qe e ka lene ate prapa te tjereve.

Ne keta 20 vjet vendi ka ecur shume pak perpara ekonomikisht ka eshte prapa vendeve te rajonit per prodhimin e paket bujqesor per prodhimin industrial te munguar per pagat e pensionet me te uleta edhe se Maqedonia e Kosova politikisht eshte vonuar shume integrimi europian i vendit qe per shkak te ngjarjeve aktuale po largohet edhe me teper.

Keto te keqia kane ardhur edhe sepse cilesite e mesiperme patriotizmi dhe ndershmeria u mungojne shume prej politikaneve tane. Ne radhe te pare ministrave dhe deputeteve. 75 deputetet e shumices kuvendore na shfaqen si njerez qe nuk mendojne me koken e vet. Ata u ngjajne ushtareve prej plumbi te lodrave te femijeve qe ngrene doren me nje terheqje te fillit. Nese ata nuk do te kishin miratuar ne bllok cdo hap te kryetarit te tyre edhe kur dukej qarte se shkeleshin parimet e demokracise nuk do te kishim arritur ne kete gjendje. Dhe per kete ata jane pergjegjes.

Megjithate nese nuk e kane bere kete gje deri tani nuk eshte vone te reagojne si njerez qe i duan te miren vendit duke na provuar me vepra se jane patriote dhe te ndershem dhe jo njerez qe kur del keq puna bejne gati pasaportat dhe valixhet per tia mbathur.
Sic del nga leximi i politikanit te urte Vllamasi keqqeverisja i ka rrenjet e veta pikerisht ne mungesen e reflektimit ndaj gabimeve gje ka ndodhur per dy arsye.

Nga njera ane duke perjashtuar zerat kunder dhe duke afruar njerez me jete politike te munguar i hiqet truri partise qe qeveris. Nga ana tjeter duke demonizuar margjinalizuar dhe shperfillur opoziten pa te cilen nuk mund te mendohet nje shoqeri pluraliste eshte prishur ledhi qe do ta pengonte rreshqitjen e qeverisjes ne llumin e korrupsionit. Si rrjedhim qeverisja e vendit i ngjan nje organizmi te semure pa tru dhe pa organe te filtrimit te gjakut. Kjo ka sjelle kalimin nga gabimi ne gabim dhe nga gabimet ne faje te perseritura e me pasoja shume te renda.

Dhe duke mos nxjerre asnje mesim nga gabimet e fajet eshte arritur ne piken ku perseri rrezikohet e ardhmja e vendit.
Sidomos defaktorizimi i opozites eshte nje faktor qe pershpejton degradimin e qeverisjes. Por opozita na meson Vllamasi luan nje rol te pazevendesueshem ne jeten e shtetit Dihet se detyra e opozicionit parlamentar eshte te diktoje gabimet e qeverise ta qortoje e sipas rastit ta vere ate perballe pergjegjesise. - shkruan ai. - Opozita shume here eshte keshilltare e qeverise duke e ndricuar e duke e larguar ate nga rruga e gabuar.

Te gjitha keto i ben per interes te vendit dhe vec kesaj po per ate interes mundohet edhe ta rrezoje qeverine me mjete legale e te vije vete ne fuqi per te zbatuar programin e saj qe e konsideron me te pershtatshem per interesin e vendit. f. 412
Si qytetare qe kemi zgjedhur te jetojme ne kete vend jemi tejet te shqetesuar per ato qe po ndodhin keto dite. Shpresojme qe kryeministri te degjoje zerat e arsyeshem afer e larg tij te qetesohet dhe te heqe dore nga politika e konfrontimit dhe e perdorimit te forces.

Por gjuha e ashper ne daljet publike permendja prej tij e faktit se ne kete vend ka edhe demokrate te bejne te mendosh se po pergatitet per masa ekstreme. Per kete flasin edhe paditja ne prokurori e deputeteve socialiste rrahja e protestuesve aktivizimi i forcave te medha policore deri edhe i reparteve speciale te cilat u shfaqen te armatosura rende ne mjediset rreth Pallatit te Kongreseve. Keto masa qe edhe mund ta qetesojne perkohesisht Tiranen vetem do ta rritin zemerimin e popullit. Kurse ne rrethe arrestimet politike te protestuesve thirrja ne prokurori e kryetareve te bashkive dhe perdorimi i dhunes jane njelloj si ti hedhesh benzine zjarrit.

Nje perdorim i tille i forces ne rrethe do ti pershkallezonte protestat dhe do ti kthente ato ne revolte. Dmth. ne nje skenar te tille ku policia do te hidhej kunder popullit do te bllokoheshin urat dhe rrugekalimet kryesore do te sulmoheshin komisariatet per te liruar te arrestuarit dhe keshtu policia dhe i gjithe shteti do te binte ashtu si ne 1997-en. Sepse nje populli te zemeruar nuk i ben dot balle asnje fuqi dhe leksionin e fundit per kete na e dha bota arabe.

Shpresojme qe ministri i Brendshem dhe drejtuesit e policise ne qender e ne rrethe te tregohen shume te matur. Te mos e provokojne popullin dhe te mos zbatojne urdhra qe bien ndesh me kushtetuten dhe ligjet. Shqiperia nuk mund te humbe. Me mire te humbin nje a dy vete karriget qe te shpetoje vendi ashtu sic i thote edhe shkrimtari i madh Kadare ne letren e tij kandidatit demokrat per bashkine e Tiranes. Pra per nje plesht te mos djegim jorganin per nje karrige te mos shkaterrojme vendin.

Demokracia endrra per arritjen e se ciles jane bere aq shume sakrifica gjate gjithe jetes 100-vjecare te shtetit tone kombetar nenkupton respektimin e ligjit e ligjit te shkruar qe nuk le shteg per interpretime sipas leverdise se castit. Gjate dy vjeteve na u tha se Kushtetuta e ndalonte hapjen e kutive kurse kesaj here kutite u hapen pa pyetur fare per Kushtetuten

duke lexuar librin Ballafaqime politike ne Shqiperi te Sejfi Vllamasit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›