Messi 18-muajsh vogelushi firmos me Venlo

Është vetëm 18 muajsh, por që tani po shijon famën e një futbollisti profesionist. Baerke Van der Meij i ka marrë hapësirat mediatike ikonave si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, pasi ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me skuadrën hollandeze të Venlo.
Baerke u bë i famshëm pas videos të publikuar në YouTube, ku shfaqej teksa shënonte tre gola radhazi në koshin e tij të lodrave duke treguar talentin e tij të lindur për futbollin.
“Që kur i bleva topin ai është kthyer në lodrën e preferuar për djalin tim. Nuk ndahet nga topi i futbollit”- ka thënë babai i bebes futbollist, Jorg Van der Meij.
Dashuria e hershme për futbollin është shpërblyer për Baerke, i cili tani ka një kontratë me një klub profesionist. Zëdhënësja e Venlo, Ellen Berden ka bërë të ditur se kishin menduar një prezantim zyrtar, ku Baerke të shpaloste talentin me topin në pushimin e ndeshjes së fundit të kampionatit, por ishte shumë vonë për një bebe.
Gjithsesi kontrata ka vlerë simbolike, pasi Baerke duhet të mbushë shtatë vjeç për të nisur stërvitjen me skuadrën e moshave të Venlo, ndërsa nuk mund të paguhet përpara moshës 18 vjeç. Por për moshën e tij shumë te re kjo kontratë shijet si hapi i parë i shpejtë i Baerke drejt famës që të dhuron futbolli, ndërsa talenti i tij mendohet të jetë një trashëgimi gjenetike nga gjyshi, që ka qenë një futbollist profesionist dhe ka luajtur pikërisht me skuadrën e Venlo.
Nertan Prifti