Alarmi per tumoret cdo 3 minuta preket nje femer
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i është bashkuar apelit të një dite më parë të kryeministrit Berisha, që të gjitha femrat të diagnostikohen në kohë, për të luftuar tumorin që mund të prekë organizmin e tyre.
Kryeparlamentarja gjatë përshëndetjes së saj në konferencën mesdhetare që po mbahet në Tiranë për kontrrollin ndaj kancerit, tha se shifrat janë shqetësuese, rreth 400 raste te reja, dhe kjo tregon se gratë gjithnjë e më shumë duhet të marrin pjesë në fushata depistuese.
“Kontrolli shpëton jo vetëm jetën e gruas, por shpëton nga drama fëmijët dhe siguron gëzimin, kohezionin dhe vazhdimësinë e familjes. Në Shqipëri, fatkeqësisht numërohen rreth 400 raste të reja në vit, një shifër kjo, e lartë. Këto shifra duhet të na nxisin për të mos e pranuar këtë sëmundje si fatale. Të punojmë dhe të nxisim edukimin dhe ndërgjegjësimin e gruas shqiptare. T’i ndërgjegjësojmë gratë që të kuptojnë se të vizitohesh te mjeku rregullisht, të marrësh pjesë në fushata depistimi është detyrim. Nuk është lutje”- tha Topalli.
Aktualisht statistikat sot tregojnë se çdo 3 minuta një femër preket nga tumori, çdo 13 minuta humb jetën një pacient, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen rreth 200 mijë raste të reja. Rreziku për jetën është një në dhjetë. Në vendin tonë aktualisht tumori zë vendin e dytë në listën e sëmundjeve që shkatojnë vdekjen.
Edlira Sulejmani