Berisha apel per administraten Mos beni presion

Kryeministri Sali Berisha u kërkoi institucioneve shtetërore të mos ushtrojnë presion mbi punonjësit e administratës gjatë fushatës zgjedhore. Sipas tij, zyrtarët shtetërorë pavarësisht bindjeve politike duhet të refuzojnë çdo imponim politik. Një tjetër kërkesë e kryeministrit ishte zbatimi me korrektësi dhe rigorozitet i ligjit zgjedhor.
“Zgjidhja ime është për të gjithë komisionerët, të gjthë vëzhguesit, të gjitha strukturat, të gjitha institucionet të zbatojnë me korrektesë, me rigorozitet, me zero tolerancë, të zbatojnë ligjin. U bëj thirrje punonjëve të administratës që çdo akt, çdo përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake në kundërshtim me vullnetin e tyre të refuzohet në mënyrë kategorike dhe I garantoj se cilido prej tyre do ketë mbështetjen e plotë të kryeministrit” tha Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se rruga Tiranë-Elbasan është segmenti I dytë I rëndësishëm pas rrugës së kombit. Duke iu referuar kësaj, Berisha I është drejtuar me një apel kryeopozitarit Rama duke I thënë atij të shkrijë grupin anti-tunel dhe të mbështes veprat e rëndësishme infrastrukturore.
Erjon Ajazi