E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi 90, Liverpooli 89

Se Lionel Messi është një lojtar i pakapshëm e i paarritur, tregojnë edhe golat e tij të arritur brenda një viti kalendarik.

Lionel Messi ka shënuar këtë vit 90 gola në të gjitha garat, që i bije se ka shënuar vetë më shumë se sa skuadra më e trofeshme angleze, Liverpooli që ka shënuar 89.

Messi poashtu ka aktualisht vetë gola më shumë se 15 skuadra në La Liga, ndërsa ka gola njejtë sa skuadra e Malagës.

Messi ka 25 gola në La Liga ende pa përfunduar gjysma e sezonit ndërsa në edicionin 2007-08 Thierry Henry dhe Forlan ishin golashënuesit më të mirë në La Liga pikërisht me 25 gola./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›