Shqiptaro-greku, me golin e javës në Serie A

Panajot Kone është futbollisti që ka shënuar golin më të bukur të javës në Serie A. Lojtari i Bolonjës ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Napolit duke shënuar me një gjysëm gërshërë fantastike.
Kone është futbollist grek me prejardhje shqiptare, ndërsa më herët kishte mundësinë për të luajtur me kombëtaren shqiptare por që kishte zgjedhur atë greke.
/>