Capello beson te portieri Green

Fabio Capello ka thënë se ai do të vendosë që të luajë përsëri me Robert Green në portë për ndeshjen ndaj Algjerisë, pavarësisht gabimit të portierit në ndeshjen ndaj SHBA-ve.
"Ai bëri një gabim, një gabim të madh, por në pjesën e dytë bëri një ndërhyrje fantastike ndaj Jozy Altidore. Unë duhet të vendos për portierin, sepse shpeshherë gabimet mbeten në mendjen e lojtarëve, kështu që dua të flas me të. është problem mendor, gjithmonë ju kujtohet gabimi, por më duhet të zgjedhë portierin më të mirë mentalisht aktualisht. Unë do të vendos".
"Ne do të fitojmë, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe jemi gati për Algjerinë", deklaroi Capello.