E Shtunë, 31 Tetor 2026

Constant e lë fushën, fyhet në baza raciste

Ndeshja miqësore mes Milanos dhe Sasuolos ka rikthyer fyerjet raciste në terrenet italiane.

Mbrojtësi i Milanit, Kevin Constant ka qenë viktimë e fyerjeve raciste nga tifozët e Sassuolos. Constant vazhdimisht përcillej me fyerje të ndryshme nga tifozët e Sassuolos.

Për një moment ai nuk e duroi më këtë situatë duke e goditur topin në drejtim të tifozëve për të braktisur më pas fushën e lojës. Një reagim të ngjashëm e kishte bërë më parë edhe Kevin Prince Boateng kur në një miqësore u fye në baza raciste.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›