E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, bëji flokët si Maradona!

Sipas tifozëve argjentinas, Lionel Messi duhet ta kopjojë frizurën e flokëve të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, i cili aktualisht është selektor i këtij vendi. Tifozët mendojnë se vetëm në këtë mënyrë, Argjentina mund ta fitojë Botërorin 2010.

Kjo nismë për ndryshimin e dukjes së sulmuesit të shquar të Barcelonës ka filluar në uebfaqen 'lapermanenteamessi.com'. Në ballinën e kësaj ueb faqeje është vendosur një foto-montazh e yllit të Barcelonës me stil të 'Pibe de Oro'.

Kaçurrelat favorizojnë aerodinamikën duke prodhuar efekt të Formula 1, duke i premtuar atij rritje të shpejtësisë. Për ta fituar Botërorin 2010 është e nevojshme të përsëriten detajet e Meksikës 86. Messi duhet të tregohet i qëndrueshëm. Nuk ka dyshim në faktin se janë pikërisht flokët elementi që do ta ndihmonte Maradonën dhe Argjentinën për ta fituar Botërorin, shkruan në uebfaqen 'lapermanenteamessi.com'.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›