Prishtina sdi të ndalet

Sigal Prishtina e ka varguar fitoren e tetë të sezonit, pa pësuar asnjë humbje. Bardhekaltrit të mërkurën mbrëma e mposhtën kundërshtarin më të fortë më TechnoMarket Superligën e Kosovës në basketboll, Big Brother Bashkimin, madje në Prizren, me rezultat 72:75.
Prishtinasit ishin më të mirë në çerekun e parë, të cilin e fituan 22:13. Ndërsa, prizrenasit u këndellën në të dytin, ku shënuan plot 21 pikë, e pësuan vetëm 9 sish. Çereku i tretë ishte i baraspeshuar (24:23 për Bashkimin), kurse vendimtar në fitoren e udhëtuesve ishte 10 minutëshi i fundit, ku ata u treguan më të përqendruar dhe e mbyllën atë me 21:14, me çrast u kthyen në shtëpi me gjah të plotë.
Më i miri në radhët e prishtinasve ishte Kaçaniku me 24 pikë të shënuara, kurse tek prizrenasit u shqua Bolds, me 32 pikë të shënuara. Në ndeshjen tjetër të xhiros së tetë, e cila u zhvillua po ashtu të mërkurën, Trepça e mposhti Pejën me rezultat 83:72.
TechnoMarket Superliga Xhiroja VIII
Rezultatet
Trepça Peja 83:72
BB Bashkimi S. Prishtina 72:75
E enjte Ora
Drita K. EuroSport 18:00
E premte
Kosova Bambi 18:00
Tabela
1. Sigal Prishtina 8 16
2. BB. Bashkimi 8 14
3. Trepça 8 14
4. Peja 8 12
5. Bambi 7 9
6. Kolegji EuroSporti 7 9
7. Kosova 7 8
8. Drita 7 8