E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj dhe Krasniqi drekojnë së bashku

Sot rreth orës dy e gjysmë në njërin prej restaurantëve në Prishtinë, është parë të drekojnë së bashku kreyeparlamentari Jakup Krasniqi si dhe nënkryetari i Partisë demokratike Fatmir Limaj.

Sipas Indeksonline dy prej krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës janë parë duke drekuar së bashku.

Nuk dihen shkaqet se pse Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kanë dalë së bashku.

Ismet Hajrullahu këshilltarë për media në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, ka thënë për portalin se nuk i dinë shkaqet e këtij takimi dhe as me kënd është takuar Kryeparlamentari Krasniqi.

Redaksia ka provuar, që përmes këshilltarit të tij të marrë përgjigje edhe nga Kryeparlamentari Krasniqi, po i njëjti nuk ka qenë në zyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›