E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi fanele me autograf per Papa Franceskun

Papa Françeskut iu dorëzua ditën e mërkurë një fanelë e Barcelonës e firmosur nga Leo Messi, gjatë një seance pritje të publikut.

Ishin disa klerikë të tjerë katolikë, ata që i dorëzuan 76-vjeçarit dhuratën e atij që me shumë gjasa është bashkëkombasi i tij argjentinas më i njohur në botë. Ati i Shenjtë, një tifoz i zjarrtë i futbollit, kishte marrë më parë si dhuratë edhe një fanelë të kombëtares spanjolle, kampiones së botës në fuqi, të firmosur nga të gjithë futbollistët. Kjo fanelë iu dorëzua Françeskut në momentin e përurimit të papatit të tij, nga kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›