E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksas shperthim ne nje impiant

Një shpërthim ka ndodhur në një impiant plehwrash kimikë, gjatë natës së të mërkurës, në West të Teksasit, raporton filiali KWTX e CNN-it.

Një spital në Waco ka njoftuar se rreth 100 persona të plagosur janë drejtuar për ndihmë mjekësore nga zona e impiantit, bëri të ditur një zyrtar i spitalit. Glenn Robinson, shefi ekzekutiv i spitalit Hillcrest, tha se ndihma e shpejtë është drejtuar për në vendngjarje. Një foto e shkrepur pas shpërthimit, që raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7:50 me orën lokale, tregon një re të madhe tymi, që ngrihet lart në ajër. Impianti i plehwrave kimike në West ndodhet rreth 20 milje në veri të Waco-s. Një shkollë dhe një azil pleqsh janë ndër ndërtesat që gjenden pranë impiantit. Autoritetet nuk i janë përgjigjur kërkesës së menjëhershme të CNN për komente gjatë së mërkurës. Tommy Alford, i cili punon në një dyqan rreth 3 milje larg impiantit, tha për CNN se disa zjarrëfikës vullnetarë ndodheshin në dyqan, kur arritën të dallonin renë e tymit. Alford tha se zjarrëfikësit u drejtuan menjëherë drejt vendngjarjes dhe më pas, 5 apo 10 minuta më vonë, ai dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›