E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi fotografohet me një bionde, martesa në krizë

Fotografitë që vënë në rrezik martesën e Lionel Messi. Kështu e hap faqen e saj të parë revista argjentinase Pronto.

E përjavshmja publikon një fotografi, ku fituesi i topit të artë shfaqet me foto intime me një femër bionde.

Leo dhe Antonella, nëna e djalit të tij Thiago, po kalojnë një krizë të thellë, shkruan Pronto duke shpjeguar natën e kaluar nga futbollisti në Las Vegas.

Sipas revistës, Messi pas ndeshjes së bamirësisë e luajtur në Chicago në fillim të korrikut, ka shkuar në Las Vegas për të marrë pjesë në një festë të organizuar nga ish ylli brazilian i futbollit Ronaldo, në një hotel luksoz ku dhe janë bërë edhe fotografitë komprometuese. P.K

messi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›