E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi, futbollisti që i ‘ha’ rekordet

Lionel Messi është duke shkelur rekorde, njërin pas tjetrit. Të martën në Moskë, synim i tij ishte tejkalimi i Ruud Van Nistelrooy.

Ai e arriti qëllimin. Ylli argjentinas realizoi dy herë në fitoren e Barcelonës 3-0 ndaj Spartak Moskës në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve. Me këtë, Messi arriti kuotën e 56 golave në garën elite të klubeve evropiane duke tejkaluar ish sulmuesin e PSG, Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Ai tani është realizatori i dytë më i mirë në garë. Para tij gjendet vetëm Raul Gonzales. Ish ikona e Realit ka shënuar 71 gola në Ligën e Kampionëve dhe tani rekordi i tij është seriozisht i rrezikuar nga Messi. Ata i ndajnë vetëm 15 gola. Në një kategori tjetër, Messi është edhe në ndjenje të rekordit të golave të legjendës gjermane Gerd Muller i cili ka shënuar 85 gola brenda një viti kalendarik.

Kurse, Messi ka realizuar pesë më pak dhe para vetes ka edhe nëntë ndeshje për ta tejkaluar Mullerin, një në Ligën e Kampionëve, pesë në La Liga dhe tri në Copa del Rey, duke llogaritur se Barcelona do të eliminojë Alavesin në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›