Reali eliminon Cityn

Kampioni i Premierligës nuk arriti më tepër se një barazim 1-1 me Real Madridin në kuadër të Grupit D dhe kështu i tha lamtumirë garës elite të klubeve evropiane. Me këtë pikë të fituar në Itihad, gjiganti i La Ligës siguroi kualifikimin e mëtejmë por lajm i keq për skuadrën e Jose Mourinhos është fitorja e thellë e Borussia Dortmundit ndaj Ajaxit të Amsterdamit 4-1 me të cilën kampioni i Bundesligës siguroi kualifikimin dhe pozitën e parë në grup.
Reali kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e sulmuesit Karim Benzema. Kurse, City barazoi rezultatin nëpërmjet Sergio Agueros nga penalltia në minutën e 73-të. Me këtë rast Reali mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit Alvaro Arbeloa i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Cityt i nevojitej vetëm fitorja por atë nuk e arriti dhe kështu u eliminua nga gara.