E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i gatshëm për aksion, luan ndaj Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino ka grumbulluar Lionel Messin për ndeshjen e Superkupës, kundër Ateltico Madridit, e cila do të zhvillohet sonte mbrëma në ‘Camp Nou’.

“Messi është mirë, është stërvitur normalisht. Në krahasim me ata që luajtën ndaj Malagës ka bërë një stërvitje më të fortë”, deklaroi trajneri i Barcelonës.Messi u zëvendësua në përfundim të pjesës së parë ndaj Atleticos, ndërsa në takimin kundër Malagës nuk u grumbullua nga trajneri argjentinas.Jashtë listës ka mbetur mbrojtësi Adriano, i cili pasi shënoi golin e fitores ndaj Malagës u zëvendësua për një mbingarkesë muskulare.

Ndeshje e parë e zhvilluar në “Vicente Calderon” ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›