E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukses i Matthews në etapën 5 të Vueltas

Etapa e pestë e edicionit të 68 të Vuelta-s do të mbahet mend gjatë nga ciklisti i ri australian Michael Matthews. Pas një muaji Matthews do të mbushë 23-vjec dhe deri më sot krenohej thjesht me një etapë të fituar në vitin 2013, në Turin e Utah, në Shtetet e Bashkuara si dhe një etapë në Clasica-n e Almeria-s, në vitin 2012, sidoqoftë ciklisti i ekipit Orica-GreenEDGE shënon kështu për herë të parë emrin e tij në historinë e 3 kompeticioneve më të rëndësishme ciklistike në rruzull.

Etapa e pestë e Xhiros së sivjetshme të Spanjës ishte ajo nga Sober në Lago de Sanabria, itinerar i gjatë 174,3 km, që i fut ciklistët në Provincën e Zamora-s. Për shkak të relievit këtë radhë nuk parashikohej një sprint në grup, megjithatë ngjarjet e kësaj etape rrodhën pikërisht kështu. Që në nisje u shkëput një grup prej pesë ciklistësh, spanjolli Antonio Piedra, francezët Nicolas Edet e Arnaud Courteille, belgu Jurgen Van de Walle si dhe kolumbiani Winner Anacona. Këta ciklistë bashkuan forcat dhe arritën të krijonin një epërsi të konsiderueshme ndaj grupit ndjekës, aq sa 65 km para fundit numëronin plo 10’25” avantazh kundrejt ciklistëve kryesorë. Diferenca erdhi gjithmonë e më tepër duke u ngushtuar, dhe 3,5 km para fundit grupi kryesor gëlltiti gjithashtu edhe dy ciklistët e fundit që bënë rezistencë, Courteille e Van de Walle, kështuqë gjithcka u përcaktua në sprintin final. Askush nuk e priste megjithatë Matthews falë edhe punës së shkëlqyer të skuadrës Orica-GreenEDGE tashmë hyn në listën e gjatë të sprinterëve dhe me siguri falë edhe karakteristikave të tij do të dëgjojmë shumë më tepër për të në të ardhmen. Koha e ciklistit australian në fund ishte 4h 28’ 23”, ndërsa prapa tij kompletuan podiumin respektivisht argjentinasi Maximiliano Ariel Richeze i ekipit Lampre, si dhe belgu Gianni Meersman.

Norvegjezi Boasson Hagen i skuadrës SKY humbi një mundësi të mirë dhe u rendit i gjashti, ndërsa pjesa tjetër e ciklistëve kryesorë kaloi vijën e finishit me të njëjtën kohë me ta. Klasifikimi i përgjithshëm vazhdon të mbetet po njësoj me italianin Vincenzo Nibali që udhëheq renditjen me 3” avantazh kundrejt veteranit amerikan Christopher Horner, ndërsa irlandezi Nicolas Roche pozicionoher i treti më një vonesë prej 8” nga ciklisti sicilian. Etapa e ditës së enjte përbën sërish një tjetër rast të mirë për ciklistët sprinterë, pasi është e karakterit fushor, e gjatë 175 km, nga Guijuelo – Caceres,Supersport 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›