Dorëzohet Villas Boas, Bale i Realit

Se Bale pothuaj është lojtari më i ri i Real Madridit, kjo pothuaj veç është e konfirmuar. Këtë e pranon tashmë edhe menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas Boas.
Sipas trajnerit portugez, ylli uellsian do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. “Marrëveshja është shumë pranë. I uroj më të mirën futbollistit në eksperiencën e tij me Realin e Madridit. Më shumë mundësi kalimi i Bale nga Totenhemi te Reali do të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit.”, ka thënë ai.
Bale, i cili pritet edhe zyrtarisht t’i bashkohet Real Madridit këto ditë, do të blihet nga Tottenhami për rreth 100 milion euro./indeksonline/