E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi kushton 580 milionë euro!

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka thënë se nëse ndonjë klub dëshiron ta transferojë Lionel Messin, atëherë duhet të paguajë 580 milionë euro. Kreu i Blaugranëve e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta pengojë largimin e asnjë lojtari në rast se kërkon largimin ,duke marrë shembull Thiago Alcantaran, i cili kërkoi të shkonte te Bayern Munichu, por mendon se argjentinasi nuk do ta braktisë asnjëherë Camp Noun.

“Të gjithë lojtarët që duan të largohen, mund të largohen – të gjithë përveç Messit. Ata duhet të paguajnë 250 milionë euro për klauzolën e Messit, pastaj duhet të paguajnë më shumë se 56 për qind tatim. Që do të ishte rreth 560 milionë euro”.

Rosell tha se Thiago u largua sepse ai vet dëshironte jo sepse klubi kishte pkërkuar një largim të tij. Ndërkohë lidhur me pleshtin ditët e fundit janë shtuar zërat se “pleshti” kërkon një rritje të pagës nga 12.2 që ëshët aktualja. Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase Sport, gazeta sportive më pranë klubit të Barcelonës, futbollisti kërkon të nisë bisedimet gjatë javës në vazhdim me klubin për të ri-parë pagën e tij. Argjentinasi, i cili në dhjetor rinovoi me katalanasit deri në vitin 2018, i ka kërkuar takim presidentit Sandro Rosell. Arsyeja është e thjeshtë, Mesi duket se nuk është më lojtari më i paguar te blaugranat pas ardhjes së Neymarit.

Lionel Messi dje yjet e tjerë të Barcelonës ndodhen në  Lindjes së Mesme, në Izraeli dhe Palestinë, në kuadër të “Turneut të Paqes”. Ylli argjentinas ka vizituar qytetin e Jerusalemit, për të cilin luftojnë këto dy shtete, teksa është parë me një kapelë në kokë, e cila mbahet nga besimtarët e fesë hebrehe. Njësoj si Lionel Messi ishin veshur edhe futbollistë të tjerë teksa vizitonin “Murin e Lotëve”, vend i shenjtë për besimtarët çifutë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›