Messi mund të jetë në bankën rezervë

Lionel Messi në ndeshjen ndaj Malagës kërkoj zëvëndësimin në minutën e 81 të ndeshjes. Messi pati shtrëngime muskulore duke mos rrezikuar shumë për ti lënë vendin Alcantaras në fundin e ndeshjes.
Messi sot nuk u pa në stërvitjet e Barcelonës duke punuar i vetëm me fizioterapeustët në fitnes.
Sipas lajmeve nga skuadra e Barcelonës, Messi ka gjasa të mëdha që në ndeshjen ndaj Osasunës të jetë në bankën rezervë për të qenë i gatshëm në El Clasicon e së mërkurës./Indeksonline/