E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi mungon në stërvitjen e Argjentinës

Superylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka munguar në seancën stërvitore të të enjtes, për arsye se është ftohur, njofton Eurosport.

23-vjeçari ishte dërguar në shtrat nga Diego Maradona, pasi e pa gjendjen në të cilën ishte ai. Një zyrtar i Federatës argjentinase të Futbollit tha: "Ai nuk u stërvit sot. Ai erdhi në qendrën stërvitore i ftohur, por pa grip".

Nga ana tjetër, duke folur për Clarin.com, mjeku Donato Villani shtoi: "Messi ka simptom të ftohjes, por nuk është asgjë serioze edhe pse u vendos që ai të mos stërvitet. Edhe sot, nga ai do të kërkohet që të pushojë".

Messi ende nuk ka shënuar në Botëror, ndërsa pritet që të jetë i gatshëm për supersfidën çerekfinale të së shtunës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›