Renditja e çerekfinalisteve: Gjermania, e 3-ta

Kur kanë mbetur në lojë vetëm tetë skuadra për të synuar trofeun e Kampionatit Botëror: Brazili (5 herë kampion i botës), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Spanja, Holanda, Paraguai dhe Gana, mediat kanë bërë edhe një “ranking” të forcës dhe personalitetit të çerekfinalisteve.
3 – GJERMANIA
Tifozët anglezë ishin të shqetësuar se mund të kumbisnin sërish me penallti ndaj armikut të vjetër, por Gjermania i lehtësoi ata duke bërë një masakër të vërtetë ndaj “tre luanëve” me një paraqitje të shkëlqyer.
Përse duhet të fitojë
Goli i tretë dhe i katërt kundër Anglisë treguan se përse shërben futbolli, por dhe paralajmëroi qartë ekipet që kanë mbetur në kompeticion. Ekipi i ri është vibrues, i disiplinuar dhe plot virtuozitet.
Përse nuk ka shanse
Me aq shumë të lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë, Gjermania mund të dështojë përballë ekipeve elitare. Çifti i qendrës së mbrojtjes mund të bëjë gabime, që lojtarë të tillë si Mesi apo Vija nuk të falin.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili