Renditja e çerekfinalisteve: Argjentina, e para

Kur kanë mbetur në lojë vetëm tetë skuadra për të synuar trofeun e Kampionatit Botëror: Brazili (5 herë kampion i botës), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Spanja, Holanda, Paraguai dhe Gana, mediat kanë bërë edhe një “ranking” të forcës dhe personalitetit të çerekfinalisteve.
1 – ARGJENTINA
Argjentina zbërtheu Meksikën me Karlos Tevezin, i cili prodhoi përformancën e tij më të mirë në kompeticion deri tani. Një fitore 3-1 të shoqëruar me disa festime fantasitike.
Përse duhet të fitojë
Argjentina tregon kujdes për çdo detaj të ndeshjes dhe lojtarët kujdesen për njëri tjetrin. Përkrah fuqive të mëdha sulmuese si Tevez dhe Higuain, luan lojtari më i mirë në botë. Diego Maradona i bëri të heshtë kritikët e tij me lojën që ka prodhuar ekipi.
Përse nuk ka shanse
Argjentina ka fituar çdo takim deri tani, por ekipet me të cilat ajo është ndeshur nuk kanë qenë emra të mëdhenj. E gjithë loja bazohet Mesi dhe mbrojtja ka dobësi, pavarëisht se Demikelis shënoi kundër Koresë së Jugut.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili