E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi rrëmben “Këpucën e Artë” për Evropën

Super ylli argjentinas i Barcelonës shënoi një shifër të pabesueshme prej 50 golash gjatë fushatës 2011-2012, duke e përfunduar sezonin me katër gola më tepër se ndjekësi më i afërt, Cristiano Ronaldo, rivali i madh i tij në La Liga. Messi nuk arriti ta gjejë rrjetën të shtunën, pasi Barcelona barazoi 2-2 me Real Betis në ndeshjen e fundit, kur Pep Guardiola i drejtoi katalonasit në kampionat.

Sidoqoftë, ai nuk u kap dot nga Ronaldo, i cili shënoi vetëm një gol për Real Madridin, që mposhti pastër, me rezultatin 4-1 Malagën në “Santiago Bernabeu”.
 

Robin van Persie e përfundoi sezonin me 30 gola, si “Këpuca e Artë” e Premier Ligës angleze, por nuk arriti ta gjejë rrjetën në fitoren e fundit të Arsenalit, me rezultatin 3-2 ndaj West Brom. Bundesliga erdhi në fundin e saj në fundjavën e shkuar, ku ku Klas-Jan Huntelaar dhe Mario Gomez e përfunduan garën respektivisht me 29 dhe 26 gola të shënuar.

Në vendin e pestë, Zlatan Ibrahimoviq, që fitoi “Këpucën e Artë” në Seria A me 28 gola për Milanin, edhe pse jo duke shënuar në fitoren e fundit të kuqezinjve, me rezultatin 2-1 të tyre në “San Siro”, ndaj Novarës.

Ja edhe lista e golashënuesve më të mirë në Europë për sezonin 2011-2012
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›