E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora: Për Luftëtarin po hapet një kapitull i ri

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Sulmuesi gjirokastrit, Arlind Nora, pohon se do të qëndrojë në ekip edhe sezonin e ardhshëm, bashkë me Bledar Devollin

Arlind Nora, i datëlindjes 04.07.1980, është shpallur kampion i kategorisë së parë me Luftëtarin sezonin 19981999, kur në stafin teknik ishin Hysi dhe Ciko, të cilët i kishte trajnerë edhe fazën e parë të këtij kampionati. Edhe tani ai ka fituar titullin kampion me Luftëtarin, me trajner Nevil Deden, me të cilin ka fituar titullin kampion të superligës me Elbasanin sezonin 2005-2006.

Luftëtari ka luajtur në superligë për herë të fundit sezonin 2006-2007, kur në përbërje ishte edhe Nora, i cili u largua në fund, pasi ekipi zbriti në kategorinë e parë. Sulmuesi u largua për tu rikthyer pas 4 sezonesh, duke u bërë bashkë me Devollin bërthama e suksesit. Gjatë këtij kampionati Nora ka luajtur 16 ndeshje të plota, 10 jo të tilla dhe në 4 ndeshje nuk është aktivizuar.

Nuk luajti në 2 ndeshjet e para, pasi u dëmtua me Bylisin në një miqësore para fillimit të sezonit. Javën e 7-të, në ndeshjen me Butrintin në Sarandë, shënoi 2 golat e parë, por u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk luajti ndaj Burrelit. Për shkak skualifikimi nuk luajti edhe në ndeshjen me Elbasanin, sikur ta kishte llogaritur, sepse me të është shpallur kampion superelige

Titulli Duke qenë se fitoret të çojnë në superligë dhe ato arrihen me gola, rezulton se Nora ka merita, që e ngrenë në pjedestal për këtë  sukses të Luftëtarit, për të cilin ai thotë: Për mua ka shumë rëndësi që e realizuam objektivin, duke e mbajtur kështu fjalën që u kishim dhënë kryebashkiakut Flamur Bime dhe gjithë tifozëve tanë, por edhe trajnerit Dede, pasi, pas largimit të Hysit dhe Cikos, unë dhe Devolli ndikuam që ai të vinte te Luftëtari.

U bëmë një grup mjaft luftarak me gjirokastritë, shkodranë dhe të tjerë, që gjatë gjithë kampionatit, bashkë me të dy stafet, arritëm rezultatet më të mira. Kujdesi i presidentit Flamur Bime, donatorit Qazim Muho dhe të tjerëve, dhanë frytet e pritura. Gjirokastra e festoi ngjtjen e Luftëtarit  në superligë, sepse ishte një sukses i merituar, por tani nis një kapitull tjetër, që lidhet me qëndrimin në të.

Edhe para 6 sezonesh Luftëtari u ngjit në superligë, veçse jo si kampion, por qëndroi vetëm sezonin pasardhës. Dhe u deshën plot 5 sezone që të rikthehet në elitë. Them se unë dhe Devolli do të jemi përsëri në përbërje të ekipit, por pa dyshim që duhet të përforcohemi me lojtarë mjaft cilësorë. Kjo gjë do të përcaktohet nga stafi teknik dhe mundësitë financiare.

Golat Për çështjen e golashënuesit më të mirë të kampionatit, Nora shton: Nuk u shpalla golashënuesi më i mirë, por fitova titullin kampion. E kam deklaruar edhe më parë se nuk ishte objektivi im kryesor Këpuca e artë, ndërkohë që procedura u bë tepër komike. Nuk do ta harroj golin që realizova në Kavajë dhe po ashtu faktin që në Burrel nuk shënova në portën e pambrojtur.

24 gola

Ka realizuar sulmuesi i Luftëtarit gjatë këtij kampionati, ku përfshihen 6 dygolsha, 1 tregolësh dhe 1 katërgolësh.

3 herë

Nora ka qenë i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe 3 herë të tjera jo. Eshtë e qartë se shakara të tilla për superligën janë të rënda dhe ndoshta vetë ai kujton 2006-2007tën

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›