E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitchell, takime me izraelitë e palestinezë për paqe në Lindjen e Mesme

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Xhorxh Mitchel, po zhvillon sot takime me liderët izraelitë dhe palestinezë, në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Në fillim Mitchel është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, ndërsa gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Autoritetetit palestinez, Mahmud Abas. Pengesa kryesore për vazhdimin e bisedimeve është çështja e vendbanimeve hebreje në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Izraeli t'i ndalë ndërtimet e vendbanimeve, ndërsa deri më tani, Netanjahu ka refuzuar ta pranojë një gjë të tillë. Palestinezët kanë thënë se pa ndaljen e tërësishme të ndërtimeve nuk mund të ketë rifillim të bisedimeve paqësore.
Kështu kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu është përfshirë në bisedime me George Mitchellin, të dërguarin e presidentit amerikan për Lindjen e Mesme nga Barack Obama. Gjatë pasdites , i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, mbërrin në Ramallah dhe do të pritet nga Abu Mazen. "Shpresoj që këtë herë të jetë e mundshme të arrihet një mirëkuptim që do të na lejojë të kalojmë në fazën e radhës",ka thënë Mitchell, "dhe që të jetë e mundur të organizohet javën e ardhshme në New York një takim ndërmjet Obamës, Abu Mazen-it dhe Netanyahut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›